
Policia e Shtetit e ka bërë të udhës të deklarojë sukseset në ekran, pavarësisht se nuk janë në të vërtetë të tilla. Një pjesë e ‘sukseseve’ janë punë dhe këmbëngulje e ndërkombëtarëve, pjesa tjetër janë arrestime ‘kap ça të kapësh’ se ‘të mëdhenjtë’ nuk i kap dot.
Në një vend ku kaosi është mbret, qytetarët që hasen me padrejtësi dita ditës, nuk gjejnë dot mbrojtjen e atyre të cilëve u paguajnë taksa dhe përpiqen të ankohen tek mediat.
Redaksia jonë është mbushur me denoncime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët shprehin pakënaqësi ndaj policisë së shtetit.
Së fundi një denoncim ka ardhur nga shtetasi Fatmir Shehi, 69 vjeç banues në kryeqytet. Ai është dhunuar për motive banale nga një 26 vjeçar, i quajtur Daniel Gjergji.
Sipas pretendimeve të të dëmtuarit, gjithçka ka ndodhur në trafik. Duke qenë se 69 vjeçari kishte shumë makina pas, i ka kërkuar 26-vjeçarit të ecë pak prapa. Kjo ka irrituar aq shumë të riun sa të dhunojë Shehin dhe t’i shkaktojë këtij të fundit çarje në pjesën e nofullës, duke bërë që të ketë gjashtë qepje.
Sipas informacioneve brenda komisariatit nr 4, autori është arrestuar ditën e hënë, datë 09.10.23, rreth orës 9:30, për t’u lënë i lirë fill pas 2 orësh.
Nuk dihen arsyet pse Oficeri i Policisë Gjyqësore Pajtim Canka e ka lënë të lirë autorin, por raste si këto çojnë në statistika të shtuara të vrasjeve në vend.

Lini një Përgjigje