TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2023, 22:43

Grabiti dyqanin te “Myslym Shyri”, publikohet fotoja e autorit

Shkruar nga Pamfleti
Grabiti dyqanin te “Myslym Shyri”, publikohet fotoja e autorit
Momenti i grabitjes

Publikohet fotoja e të riut që grabiti dyqanin e ‘Vodafone’ te “Myslym Shyri”.

I riu hyrë brenda dyqanit, ka bërë sikur ka futur dorën në brez për të nxjerr pistoletën dhe i ka marrë shitëses së dyqani xhiron ditore në vlerën rreth 400 mijë lekë të vjetra dhe është larguar. Autori mban një kapele në kokë për të mos u dalluar dhe është i veshur me një bluzë të kuqe.

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Grabiti dyqanin te “Myslym Shyri”, publikohet fotoja e autorit

Lini një Përgjigje