
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman në Gjipe.
Ai u arretua nga polcia pas aksidentit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur jashtë zonës së sigurisë, ndërsa drejtuesi i skafit akuzohet për plagosje. Turisti gjerman ka mbetur i plagosur rëndë, ku burime për mediat bëjnë me dije se ka pësuar prerje të gjymtyrëve të poshtëm dhe në krah.
Ai fillimisht është dërguar në spitalin e Himarës dhe më pas është dërguar me helikopter me urgjencë drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Burime bëjnë me dije se ka qenë drejtuesi i gomonoes, ai i cili e ka nxjerrë fillimisht në breg të detit të plagosurin.
Lini një Përgjigje