TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2025, 13:17

Biznese, apartament dhe makina luksoze; kush është Marsel Arani që iu sekuestruan 14 pasuri në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
Biznese, apartament dhe makina luksoze; kush është Marsel Arani
Marsel Arani,është i dënuar në Itali për prostitucion

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka konfiskuar 14 pasuri në pronësi të shtetasit Marsel Arani, i dënuar më parë në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Konfiskimi u vendos pas përfundimit të gjykimit të çështjes penale nr. 808, e vitit 2017, ku u konstatua se Arani kishte përfituar të ardhura nga aktivitet kriminal në Itali dhe i kishte përdorur më pas në Shqipëri për investime në prona dhe mjete të tjera me vlerë.

Sipas hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet italiane, të ardhurat janë përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si dhe për ngritjen e një aktiviteti tregtar në fushën e qiradhënies së automjeteve në Elbasan.

Pasuritë e konfiskuara përfshijnë:

Një apartament në Durrës;

11 automjete të markave të ndryshme (Mercedes-Benz, Audi SQ7, Maserati, BMW, Suzuki, Fiat, Volkswagen, Jeep);

Një motoçikletë BMW;

Një biznes për tregti dhe qiradhënie makinash në Elbasan.

Prokuroria thekson angazhimin e saj për goditjen e pastrimit të parave dhe sekuestrimin e pasurive me origjinë kriminale.

marsel arani elbasan

Lini një Përgjigje