Detaje të reja dalin nga shpërthimi me lëndë plasëse në dritaren e një servisi motorësh në lagjen “Bashkimi”, Vlorë.
Raportohet se nga kamerat e sigurisë është filmuar një person i cili i afrohet biznesit, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.
Ndërkohë pronari i servisit të motorëve ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.
Në momentin që ndodhi shpërthimi, biznesi ka qenë i mbyllur dhe mësohet se është vendosur midis dyqanit të motorave dhe një banese.
'Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale', thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Lini një Përgjigje