
Një sasi lënde plasëse raportohet se ka shpërthyer pak para mesnate, rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi” të qytetit të Vlorës.
Shpërthimi ka ndodhur në dritaren e biznesit, ndërsa ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Kur ka ndodhur shpërthimi, biznesi ka qënë i mbyllur, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
"Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar", njofton policia.
Lini një Përgjigje