TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2025, 11:17

Aksident në qendër të Tiranës, makina e "Pro Natyra" përplas tre fëmijë me monopatinë; plagosen të miturit

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në qendër të Tiranës, makina e "Pro

Raportohet se makina e marketit 'Pro Natyra' ishte duke ecur në korsinë e autobusëve.

Një aksident i rëndë ka ndodhur afër zonës së Tajavanit, në Tiranë, ku një makinë ka përplasur tre fëmijë.

Nga të dhënat paraprake raportohet se makina e marketit 'Pro Natyra' ka përplasur dy monopatina ku po lëviznin tre fëmijë.

Dy prej tyre, O.A. 11 vjeç dhe E.S. 9 vjeç, ndodhen në gjendje stabël.

Ndërkohë i mituri i tretë i plagosur, J.N. është në gjendjen të rëndë shëndetësore.

Raportohet se makina e marketit 'Pro Natyra' ishte duke ecur në korsinë e autobusëve. Paraprakisht dyshohet se makina ka qenë duke lëvizur përtej normave të lejuara të shpejtësisë. 

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit", njofton policia.

Ngjarja e sotme risjell në vëmendje rrezikun e shtuar që përbëjnë monopatinat elektrike, sidomos kur përdoren nga të mitur apo në mungesë të infrastrukturës së përshtatshme dhe rregullave të qarta për përdorimin e tyre.

Në qytete me trafik të dendur si Tirana, përdorimi i monopatinave është rritur ndjeshëm vitet e fundit, për shkak të komoditetit dhe mundësisë për të shmangur trafikun. Por bashkë me to janë shtuar edhe incidentet dhe aksidentet.

 

Lini një Përgjigje