TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2025, 10:49

"Operacioni Blloku"/ Kapet 33-vjeçari që shpërndante drogë në lokalet e natës në kryeqytet 

Shkruar nga Pamfleti

"Operacioni Blloku"/ Kapet 33-vjeçari që shpërndante

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policsë, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit "Blloku 33". 

33-vjeçari ishte pjesë e grupit që shpërndanin drogë në zonën më të frekuantuar të kryeqytetit. Nga 33 persona të përfshirë deri më tani janë arrestuar 27prej tyre. 

Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për të nxjerrë para drejtësisë 6 personat e tjerë të cilët janë në arrati. 

"Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë tij, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës, në kryeqytet. Shkon 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 33 vjeç.

Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni", njofton policia. 

 

 

Lini një Përgjigje