TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2024, 11:22

Akuzohet për korrupsion, Apeli lë në burg ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për korrupsion, Apeli lë në burg ish-sekretaren e

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, nën akuzë për korrupsion me tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. 

Sipas SPAK, Joana Duro, mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë 'DRICONS’ për të fituar tenderin.

Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa GJKKO nuk ka pranuar që t’i lehtësojë masën.

Ish-sekretarja e Ministrisë së Shwndetësisë akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.

joana duro ish sekretarja ministria e shendetesise

Lini një Përgjigje