TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2024, 10:24

Vdekja tragjike e punëtorit në Shëngjin, 28-vjeçari punonte i pasiguruar; shpallen 3 persona në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja tragjike e punëtorit në Shëngjin, 28-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti fatal i mëngjesit të djeshëm ku një 28 vjeçar humbi jetën.

I riu humbi jetën teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.

28-vjeçari sapo kishte nisur punën në orën 7:30 të mëngjesit të së enjtes ku burime thonë se Emiliano Frroku ka qenë duke ngjitur vinçin e mallrave, por është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me mjetin e tij të punës.

Objekti ishte në ndërtim, por sipas burimeve kati i 9-të dhe i 10-të po ndërtoheshin pa leje.

Burime nga policia thonë se janë shpallur në kërkim 3 persona në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Sipas Inspektoriatit të Punës, i riu ishte i pasiguruar dhe punonte në të zezë.

shengjin ngjarja e rende emiliano frroku

Lini një Përgjigje