TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2025, 11:45

Aksidenti me 1 viktimë, arrestohen dy shoferet në Fier; 30-vjeçarja ndodhet në spital

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me 1 viktimë, arrestohen dy shoferet në Fier;

Pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme ku një person humbi jetën, Policia e Fierit ka njoftuar se sot janë arrestuar dy shoferët e automjeteve të përfshirë në aksident.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme tek kryqëzimi i Vajkanit ku një automjet me drejtues 42-vjeçarin J. M., u përplas me automjetin me drejtues 30-vjeçaren L. M. Viktimë e aksidentit ka mbetur pasagjerja që po udhëtonte me 30-vjeçaren, Marjana Kovaçi 60 vjeç.

Dy shoferët e arrestuar akuzohen për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Sakaq, shoferja 30-vjeçare vijon të mbahen nën kujdesin mjekësor për shkak të plagëve të marra, ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.

“Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja M. K., 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". 30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje