TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2026, 22:03

Aksidenti fatal ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy shoferë; i mituri dyshohet se u përplas nga dy automjete

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti fatal ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tregjik i ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të aksidentit fatal që i mori jetën 7-vjeçarit paraditen e sotme në Tiranë, si edhe një grua që ka goditur së dyti fëmijën.

Raportohet se në pranga kanë përfunduar Tomorr Shukulli, rreth 55 vjeç dhe Valentina Koltraku, rreth 42 vjeçe.

Dyshohet se 55-vjeçari Shukulli ka qenë i pari që e ka përplasur me automjetin e tij fëmijën, ndërkohë menjëherë pas tij, ka qenë 42-vjeçarja Koltraku që e ka përplasur sërish 7-vjeçarin.

“Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thuhej në njoftimin e policisë paraditen e sotme.

7-vjeçari aksident

Lini një Përgjigje