Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit. Mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ku një 32-vjeçar Elton Musta ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga përplasja mbeti i plagosur shoferi dhe pasagjeri i automjetit, 26-vjeçari Andi Visha.
Dy të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbrit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje