TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Tetor 2023, 16:20

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, furgoni përplaset me makinën; plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, furgoni përplaset me

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet e si pasojë kanë mbetur të dëmtuar 2 persona të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit.

Policia në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë paraprakisht dyshohet për shkak të lagështisë në rrugë.

pogradec aksident furgon makine dy persona

Lini një Përgjigje