
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës. Mësohet se një automjet tip "Golf" ka përplasur një grua rreth 55 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se 55-vjeçarja ka marrë dëmtime në kokë, nga goditja në pjesën e parë të xhamit të makinës. Ndërkohë shoferi është shoqëruar në Komisariat.
E plagosura është transportuar menjëherë në spital, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje