TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Tetor 2025, 20:04

Aksident në Durrës, 30-vjeçari përplas me makinë dy këmbësorë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Durrës, 30-vjeçari përplas me

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Taulantia” në Durrës.

Mësohet se një 30-vjeçar me iniciale E.Sh ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka goditur dy këmbësorë.

Ndërkohë dy personat e plagosur janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.
Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit."-njofton policia.

Lini një Përgjigje