
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku katër minatorë janë plagosur në aksin Qaf Buall – Krastë, Bulqizë.
Mediat bëjnë me dije se mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga, ndërsa katër minatorët po shkonin në punë në zonën e Martaneshit.
Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Lini një Përgjigje