TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2023, 10:19

RENEA dhe FNSH aksion në Shkodër, asgjësohen 13 mijë bimë narkotike; "bosët" ende të paidentifikuar 

Shkruar nga Pamfleti
RENEA dhe FNSH aksion në Shkodër, asgjësohen 13
Pamje nga operacioni antikanabis në Shkodër

Një operacion anti-kanabis i koduar “Fly” është zhvilluar nga Policia e Shtetit në zonat malore të Shkodrës, ku janë asgjësuar 12,831 bimë narkotike.

Aksioni u zhvillua nga ajri dhe nga toka në një terren të vështirë malor dhe janë përfshirë edhe efektivë të RENEA, FNSH-së së Tiranës dhe Fierit.

Efektivët e repartit “RENEA” janë transportuar me helikopter, pasi bimët e kultivuara ishin në një terren shumë të thellë malor dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë.

Efektivët e repartit “RENEA” janë transportuar me helikopter, pasi bimët e kultivuara ishin në një terren shumë të thellë malor dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë.

"Gjatë megaoperacionit, nga ajri, morën pjesë efektivët e repartit “RENEA”dhe grupe hetimore. Efektivët e RENEA-s, me anë të helikopterit, mundën të mbërrinin në vende të ndryshme, në territorin e fshatit Palaj, njësia administrative Shosh, ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. Nga këto zona, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 2220 bimë narkotike cannabis sativa.

-Në vijim, gjatë këtij megaoperacioni, nga toka, shërbimet e DVP Shkodër, të komisariateve të Policisë në varësi të saj dhe të FNSH-ve Tiranë dhe Fier, nga terrene të vështira malore në Mnelë, Shllak, Temal, Vilzë, Prekal, Ura e Shtrenjtë, Kir dhe Ana e Malit, asgjësuan 10 611 bimë narkotike cannabis sativa.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara gjatë megaperacionit “Fly”.-njofton policia.

operacion antikanabis

Lini një Përgjigje