
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit. Sipas informacioneve paraprake përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Në vendngjarje ka prani të madhe ambulancash dhe makinash policie.
“Rreth orës 22:30, në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi H. Ç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Nga aksidenti është krijuar trafik në daljen dhe hyrjen e Paskuqanit që lidhet me Unazën e Re, duke detyruar policinë të devijojë trafikun për t’u hapur rrugën ambulancave.
Lini një Përgjigje