TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2025, 15:46

E paprecedentë! Dhunohet gazetarja e “Stop”, po kërkonte informacion në Drejtorinë e Kadastrës Kamëz-Vorë

Shkruar nga Pamfleti

E paprecedentë! Dhunohet gazetarja e “Stop”, po kërkonte

Gazetarja Domenika Bajraktari e emisionit Stop është përballur me një situatë dhune te Drejtoria Kamëz-Vorë e Kadastrës, ku po kërkonte informacion.

Bajraktari është penguar të bëjë detyrën dhe për më tepër është goditur me telefon në shpinë nga personi me inicialet F. M., 67-vjeçar. Pas incidentit, Bajraktari e ka denoncuar rastin në polici. Uniformat blu menjëherë pas denoncimit e arrestuan 67-vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 67 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Q. L., 64 vjeç dhe H. B., 52 vjeç. Pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja D. B., gazetare, se është penguar gjatë kryerjes së detyrës dhe është goditur me telefon në shpinë nga shtetasi F. M.“, bën me dije policia.

Por kjo nuk është e gjitha, kameramani që e shoqëronte gazetaren, gjithashtu është penguar në kryerjen e punës së tij, nga dy roje private të institucionit me inicialet Q.L dhe H.B. Këta të fundit i kanë dëmtuar pjesërisht kamerën gjatë filmimit.

Policia ka njoftuar se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ky nuk është rasti i parë i dhunës ndaj gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës.

Lini një Përgjigje