
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Çermë-Lushnjë ku dy automjete dhe një zetor janë përplasur.
Nga ky aksident i trefishtë, mësohet se tre persona janë transportuar drejt spitalit.
Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për zhbllokimin e trafikut në këtë aks.
"Mësohet se mjeti tip "Zetor" me drejtues shtetasin me inicialet T. K., 40 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin me inicialet Gj. D., 42 vjeç, dhe me automjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin me inicialet I. B.
Bëhet me dije se 3 persona të identifikuar me inicialet Gj.D, T.K. dhe A.H. 50 vjeç janë transportuar drejt spitalit dhe janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje