TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Dhjetor 2024, 18:04

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, 2 makina përplasen me një trajler; plagosen tre persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, 2 makina

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përfshirë dy makina dhe një trajler.

Nga informacionet paraprake, raportohet se dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer kanë mbetur të lënduar. Mësohet se të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lezhës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes shkak kryesor i aksidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Siç shihet edhe nga pamjet, njëri prej mjeteve është shkatërruar thuajse plotësisht.

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, 2 makina

Lini një Përgjigje