TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2024, 17:44

Aksident i rëndë në Shëngjin, përplasen tre makina; disa të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Shëngjin, përplasen tre makina;

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të resortit “Rafaelo”, ndërsa 3 të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale T.N., për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

"63-vjeçari teksa drejtonte në gjendje të dehur automjeti tip “Audi”, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja me iniciale Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje