TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2024, 13:30

Trafik droge dhe mashtrim, ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Greqia tre persona; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Trafik droge dhe mashtrim, ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Greqia tre

Tre persona janë ekstraduar në Shqipëri pasi janë dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.

Bëhet fjalë për Saimir Prenga, Arjan Gjergji dhe Besmir Kola alias Zef Kola.

Saimir Prenga 42-vjeç është ekstraduar nga Italia pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gj. L., gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike kabanis.

Arjan Gjergji 43-vjeç nga Shkodra është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, pasi Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike kanabis, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021.

Besmir Kola alias Zef Kola 65-vjeç, banues në Durrës u ekstradua nga Greqia, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Të tre personat e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

trafik droge mashtrim gjermani ekstradim itali greqi

Lini një Përgjigje