
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 14-vjeçare.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, ku pas përplasjes e mitura ka ndërruar jetë.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje