
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Bërxullë, Tiranë, ku ka ndërruar jetë një fëmijë 6-7 vjeç që ndodhej në rrugë. Policia bën me dije se janë përplasur dy makine me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre ka goditur fëmijën, duke i shkaktuar vdekjen.
“Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën "Shkëndija", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje