Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Bathores, Tiranë. Rreth orës 16:30, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur një këmbësore, shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
"Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit."-njofton policia.
Lini një Përgjigje