TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2023, 08:22

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik, makina

Një 77-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur reth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident shkodër-koplik

Lini një Përgjigje