
Bruno Çobo është arrestuar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara, Abu Dhabi dhe është depërtuar më pas në qytetin e Dubait, ku është nisur drejt Shqipërisë me avion. Pyetja ishte se a është ky ekstradimi i parë nga Dubai në Shqipëri.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paeksspozuarit” konsideron se nuk është ekstradim pasi nuk ka marrëveshje me Shqipërinë dhe se Emiratat e Bashkuara nuk e kanë bërë për shtete më të mëdha, dhe se bëjnë as për Shqipërinë.
“Duke qenë së pjesa më e madhe e të kërkuarve shqiptar janë në Dubai, tani në Parlament kam dëgjuar se ka një nxitim që ti sjellin këtu, por nuk e ka në dorë Shqipëria. Kur Emiratet e Bashkuara nuk e kanë bërë për shtete shumë më të mëdha se Shqipëria, nuk kanë pse ta bëjnë për të. E para ekstradimi ndodh në dy kushte, së pari për shkak të marrëveshjes së Interpolit, Shqipëria ka bërë ekstradim nga Ekuadori përmes Interpolit, përmes tij e morën.
Dhe kuadri i dytë kur ke një marrëveshje të drejtë me një shtet që Shqipëria ka një numër marrëveshje te kufizuar ekstradimi, më tepër kanë qene vendet të BE që i kane mbushur burgjet me shqiptarë dhe ti kthejnë në vendin e tyre.
Bruno Cobo, është në një hetim për përfshirje në një skeme mashtrimi, dhe ky ka udhëtuar vet në Rinas, i ka hip avionit dhe në momenti që ka ardhur në Rinas, atë nuk e morës as forcat e Interpolit, as forcat Renea, e morën Policia kufitare. Dhe e dyta, ai vet kur doli në gjykatë tha zbrita normalisht si pasagjer me më kërkuar që të hip prape që të m’i venin prangat”, tha ai.
Lini një Përgjigje