TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2024, 22:49

Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Në sitën e SPAK edhe Belinda Balluku, kishte detyrë të zbulonte shkeljet e vartësit të saj

Shkruar nga Pamfleti

Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Në sitën e SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar sot se përveç Evis Berberit, po hetohen dhe shumë zyrtarë të tjerë te ARRSH. Ajo ka deklaruar se në sitë është vënë dhe ministrja Belinda Blaluku, e cila kishte për detyrë që të shmangte konfliktin e interesit nga vartësi i saj.

Ka hetim të rolit të ministres nëse do duhej të kishte konstatuar së pari konfliktin e interesit dhe nëse do duhej të kishte konstatuar të gjitha këto problematika për shkak se administron dhe ka në varësi këtë institucion”, u shpreh Lala në “Opinion”.

Më tej ajo dha detaje nga rasti i Berberit. Lala tha se grupi i Forcës së Posaçme Operacionale e ka vëzhguar përgjatë gjithë ditëve të fundit Berberin.

Të mërkurën ai ka shkuar rregullisht në zyrën e tij të punës dhe në momentin që ka dalë nga kjo zyrë në afërsi të ambienteve të banesës ai është arrestuar. Më pas sipas procedurës i është bërë kontroll.

Më herët ndaj Berberit ishte kryer një kontroll në shtëpi ku ishin sekuestruar 4 milionë lekë të reja si dhe janë parë të dyshimta disa piktura që do të verifikohen nga prokuroria dhe ekspertët”, tha gazetarja Lala.

 

Lini një Përgjigje