TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Janar 2025, 19:02

12-vjeçari humbi jetën në QSUT, familjarët kallëzojnë penalisht mjekët

Shkruar nga Pamfleti

12-vjeçari humbi jetën në QSUT, familjarët

Familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçari që ndërroi jetë në datën 8 janar në QSUT, kanë kallëzuar penalisht mjekët e QSUT, të cilët trajtuan rastin e djalit të tyre, sikundër edhe ata të Korçës. Ata akuzojnë mjekët për neglizhencë, dhe mos trajtim siç duhet të djalit të tyre, raporton News24.

Nëna e Leo Sadikut ka dhënë një intervistë të gjatë në News24, ku ka treguar të gjithë historinë, sesi ka ndodhur ngjarja.

Ajo është shprehur se djali i saj, nuk është trajtuar për 7 orë, kur ka ardhur në Tiranë. Ajo shtoi se dyshon edhe për diagnozën e vendosur nga QSUT, “miokardit akut”, duke deklaruar se mjekët nuk kanë kryer analizat e nevojshme për këtë diagnozë.

Po ashtu nëna përgënjeshtron edhe lajmet e publikuara në disa media, ku flitet për dhunë ndaj mjekes që ka trajtuar djalin e saj.

“Jam përballur me mjeken në QSUT, teksa kishim mbesën në spital. Kur e kam parë më janë errur sytë, dhe më është rikthyer e gjitha çfarë kishte ndodhur. I kam thënë se pse ma vrau djalin dhe i jam afruar. Aty me ka rënë të fikët. Ka pasur dëshmitar që nuk e kam dhunuar atë mjeke. Unë këtë çështje ia kam lënë drejtësisë dhe pres që për djalin tim 12-vjeçar, të bëhet drejtësi”, u shpreh ajo.

 

Lini një Përgjigje