Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përgëzoi ekipin kombëtar turk për fitoren ndaj Kombëtares së Kosovës në finalen e ‘play-off’-it të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, duke u kualifikuar kështu për Kupën e Botës 2026 për herë të parë në 24 vjet.
Në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026, kombëtarja e Turqisë mposhti Kosovën 1-0 në Prishtinë falë një goli të Kerem Akturkoglu, duke siguruar një vend në Kupën e Botës për herë të parë pas 24 vitesh.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan nuk vonoi shumë dhe e përgëzoi ekipin kombëtar turk me anë të në postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale.
"I përgëzoj me gjithë zemër Ekipin tonë Kombëtar të Futbollit, Djemtë Tanë, për sigurimin e vendit të tyre në finalet e Kupës së Botës duke mposhtur Kosovën në finalen e play-off-it të Kupës së Botës 2026.
I uroj suksese Ekipit tonë Kombëtar, i cili do të valëvitë flamurin tonë me yll gjysmëhëne në këtë skenë më madhështore të futbollit pas 24 vitesh, së pari në ndeshjet tona të fazës së grupeve kundër Australisë, Paraguait dhe SHBA-së, dhe më pas, me vullnetin e Zotit, në ndeshjet që shpresojmë se do të na çojnë deri në finale.
Kemi besim të plotë se Djemtë Tanë, si gjithmonë, do ta mbajnë fanellën me yll gjysmëhëne nga një fitore në tjetrën dhe do ta mbushin kombin tonë me krenari.
I puth të gjithë atletët tanë në ballë.", shkruan Erdogan.
2026 Dünya Kupası play-off finalinde Kosova’yı mağlup ederek Dünya Kupası finallerine katılmaya hak kazanan A Millî Futbol Takımımızı, Bizim Çocuklar’ı gönülden tebrik ediyorum. ????????
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) March 31, 2026
Ay yıldızlı bayrağımızı 24 yılın ardından futbolun bu en büyük sahnesinde dalgalandıracak olan… pic.twitter.com/Rttt9QDbe8
Lini një Përgjigje