
Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi” i premtoi prona në bregdetin e Durrësit Aldo Avdylit që ky i fundit ta ndihmonte të eliminonte kundërshtarët e tij Platent Dervishaj, Lulzim Berisha dhe Edmond Koci i njohur si Mond Çekiçi.
“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste i ka premtuar ose dhënë si shpërblim personave që i nevojiteshin për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të tij, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha, zbulohet edhe në bisedën e datës 14 shtator 2020, që ai pati me Elidon Avdylin, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.
Në këtë bisedë, Rrumi shkruan se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Ceik dhe në fund Plarent Dervishaj.
“Këta janë ata që drejtojnë lojën e qytetit... të tjerët janë pasivë... të parëndësishëm”, shkruan Aleksandër Llaho.
Aldo Avdyli përgjigjet, "Ke plotësisht të drejtë, vëlla... Kjo do të thotë që askush nuk do të të lejojë të hysh në fushë... Dhe për mua... Ata e kanë... Po ta them, Luli... Do t'ia jap Lulit direkt... Ai e do... Thjesht duhet të vendosësh."
Rrumi shkruan për të larguar së pari Edmond Çekiçin, pasi e konsideron atë trurin në terren të grupit kundërshtar.
Aldo i shkruan: “O vëlla, na duhen 10 viktima... para se të mbarojë viti... nëse vjen ky Rama këtu... nuk mund të bëjmë shumë... sepse do të na fikë...” Në këtë bisedë, Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonte për deputet në Durrs dhe se kjo do t’i prishte punën.
Aleksandri përgjigjet: "Edhe ajo më shqetësoi shumë... Rama... por erdhi atje dhe na paralizoi pak... E kam menduar që ditën që e mora vesh."
Më pas, thotë SPAK, Rrumi i ofron Avdylit një sipërfaqe të lakmuar prone në bregdet në këmbim.
SPAK goditi grupin kriminal të kryesuar nga Aleksandër Laho, pasi zbuloi një skemë për tjetërsimin e pronave në bregdet. Grupi përfshinte edhe vëllain e tij Vullnet Muca, shoferin Agron Bejdolli dhe Vlash Brahja. SPAK hodhi dritë edhe mbi vrasjen e Edmir Bregut për motive hakmarrjeje të porositur nga Astrit Avdyli dhe Aldo Avdyli. Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, dyshohet gjithashtu se është i përfshirë në vrasje. / Balkanweb /
Ky esht llogari pa hanxhi mjafton te nxjeresh muskujt dhe te rrin gatitu te gjith keta palo kuadro patronaxhista kjo drejtesi qe i mban syt mbyllur biles u del ne mbrontje Mjer taksat tona mjer ne mekataret qe vuajm kete llon siste.mi Paskemi ler per te vuajtur