TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Tetor 2025, 08:46

Vestito di nero e con le mani legate, Amar Shkëmbi viene estradato da Dubai; il suo ruolo nell'omicidio dell'ex procuratore (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vestito di nero e con le mani legate, Amar Shkëmbi viene estradato da

Shkëmbi dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, i cili udhëtonte në një automjet me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si "Rrumi i Shijakut".

Amar, i njohur ndryshe si Dritan Shkëmbi, u ekstradua në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Dubai. I veshur me të zeza dhe me duart e lidhura, Shkëmbi u zbrit nga avioni nga dy anëtarë të forcave Shqiponja dhe nën masa të rrepta sigurie u transportua nga pista e aeroportit 'Nënë Tereza'.

Ndaj tij, GJKKO, me kërkesë të SPAK, kishte caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg', ndërsa Amar alias Dritan Shkëmbi ishte strehuar në Dubai, një vend ku gjenden shpesh shumë nga personazhet e botës së krimit shqiptar.

Shkëmbi dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, i cili udhëtonte në një automjet me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri drejtuar automjetit, ish-prokurori u plagos dhe shoferi i tij, Andi Maloku, u vra.

Amar, i njohur ndryshe si Dritan Shkëmbi, konsiderohet nga SPAK si anëtar i grupit të Plarent Dervishaj, i cili po gjykohet në GJKKO në lidhje me disa çështje penale.

Njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit

Një shtetas i akuzuar nga Gjykata Penale e Kosovës për krime të rënda kundër disa personave po ekstradohet nga Dubai.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm të specialistëve nga Drejtoria e Interpolit me homologët e tyre në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit drejt Shqipërisë, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar A. Sh. i njohur ndryshe si D. Sh.

Ai u shpall person në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale të mëposhtme:

-"Vrasje e zyrtarëve publikë", e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit AN;

-"Vrasje në rrethana të tjera cilësuese", me pasojë vdekjen e shtetasit AM, si dhe tentativë vrasjeje në dëm të shtetasit AL (PM);

-"Mbajtja dhe prodhimi i paligjshëm i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve";

-“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dyshohet se është kryer në bashkëpunim me shtetasit PD, ES, BP, JM dhe RR, në dëm të shtetasve AN dhe AL (PM), vepra penale këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal;

-"Vjedhje", e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasi A. Sh. i njohur si D. Sh. është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më 01.11.2019, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku disa shtetas që udhëtonin me automjet, qëlluan me armë zjarri drejt automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit AM, AN dhe AL. Si pasojë, shtetasi AM humbi jetën, dhe shtetasit AN dhe AL u plagosën.

Lini një Përgjigje