
I riu kërkohej nga SPAK pasi akuzohej si anëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë në Norvegji dhe Belgjikë.
34-vjeçari Juxhin Drazhi, i akuzuar nga Gjykata Penale e Kosovës si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte narkotikë në Norvegji dhe Belgjikë, po ekstradohet nga Spanja.
Gjykata Penale e Kosovës i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Trafikim i drogës”, i kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga një organizatë kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Një shtetas i akuzuar nga Gjykata Penale e Kosovës si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte narkotikë në Norvegji dhe Belgjikë po ekstradohet nga Spanja.
Pas bashkëpunimit shumë të ngushtë midis strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe Madrid, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit "I Kërkuari":
JD, 34 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Trafikim i drogës", i kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga një organizatë kriminale ose grup i strukturuar kriminal".
“Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi JD ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë”, njoftoi Policia.
Juxhin Drazhi është një nga anëtarët e grupit kriminal të udhëhequr nga Ervis Doçi, i njohur në vend si "Visi i Pojës". Drazhi është ndjekur penalisht nga SPAK me akuzën e "Trafikimit të Kokainës" të kryer në bashkëpunim me një "Grup të Strukturuar Kriminal".
Lini një Përgjigje