
Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, kur një automjet u qëllua me armë automatike nga një automjet tjetër. I gjithë incidenti ndodhi brenda pak sekondash, në kthesën pranë spitalit të Lushnjës.
Sipas informacioneve të fundit, objektivi i atentatorëve ishte Julian Sula, i njohur ndryshe si Juli Pashakos, një emër i njohur në sistemin e drejtësisë.
Juli Pashakos njihet si një nga rivalët e Aldo Bare-s, dhe madje dyshohej për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bare-s, por ai deklaroi para hetuesve se nuk kishte lidhje me këtë krim.
Më parë, u bë një përpjekje për të vrarë Sulën, pasi ai u sulmua fizikisht me leva, duke pësuar lëndime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u identifikuan kurrë.

Njoftim i Policisë
Rreth orës 10:40, pranë stadiumit të Lushnjës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasi JS, 45 vjeç, dhe jeta e tij është jashtë rrezikut.
Shërbimet policore kanë ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pranë fshatit Lifaj, u gjet duke u djegur një automjet, i cili dyshohet se është i autorëve.
Grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Lini një Përgjigje