TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shkurt 2026, 12:12

Publikimi i dokumenteve për Epstein në SHBA, Vuçiç paralajmëron: Brenda 48 orëve sulmohet Irani

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Serbisë e lidh publikimin e dokumenteve të pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein me tensionet ndërkombëtare . Ai paralajmëroi se një sulm ndaj Iranit mund të ndodhë shumë shpejt, duke u bazuar në informacionet e fundit.

Publikimi i dokumenteve për Epstein në SHBA, Vuçiç
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas publikimit të dokumenteve që lidhen me pedofilin e dënuar amerikan Jeffrey Epstein, thotë se ekziston mundësia që një sulm ndaj Iranit të ndodhë brenda 48 orëve të ardhshme.

Gjatë intervistës për Pink TV se , Vuçiç gjithashtu përmendi aferën seksuale të ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton dhe Monica Lewinsky, duke theksuar se ngjarje të tilla, edhe pse mund të duken të pakuptimta, shpesh pasojnë me sulme ose reagime të mëdha, raporton Danas.

Presidenti Vuçiç gjithashtu foli për një rast të safarit në Sarajevë dhe akuzoi shërbimin e inteligjencës kroate për veprime kundër Serbisë.

Ai e lidhi këtë me akuzat e mëparshme për vrasjen e politikanit Vladimir Cvijan, duke thënë: “Mijëra e mijëra gënjeshtra qarkullojnë dhe pastaj edhe njerëzit e zakonshëm fillojnë të besojnë. Nëse edhe 1, 2 apo 3 përqind e tyre është e vërtetë, është shumë.”

Edhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, përmendet në dosjet që lidhen me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.

Sipas dokumenteve, emri i Djukanovic shfaqet në një sërë mesazhesh që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak. Në një prej këtyre komunikimeve, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “mezi pret vizitën tonë”.

Në vijim të bisedës, Epstein i përgjigjet: “Ndoshta duhet t’i japë Donaldit një strehë të sigurt”, ndërsa Lajçak thekson se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.

Gjatë këtyre shkëmbimeve, Epstein i ka dërguar Lajçakut edhe një link nga New York Times, shoqëruar me një fotografi të Kotorrit, të cilës Lajçak i është përgjigjur: “Të thashë që Mali i Zi ishte i shkëlqyer”. Po ashtu, Epstein e ka pyetur Lajçakun nëse Djukanovic mbante postin e presidentit apo të kryeministrit në atë kohë, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se ai ishte president.

Sipas burimeve, një pjesë e këtyre mesazheve janë shkëmbyer në gusht 2018, ndërsa të tjera më 21 shtator të po atij viti.

Në reagimin e tij, Milo Djukanovic ka mohuar çdo njohje apo komunikim me Jeffrey Epsteinin. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me të.

“Në përgjigje të interesimit të shpeshtë të përfaqësuesve të medias lidhur me publikimin e komunikimeve të të ndjerit Jeffrey Epstein, dua të sqaroj se nuk e kam njohur kurrë Epsteinin dhe nuk kam komunikuar asnjëherë me të, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Për rrjedhojë, nuk mund të dëshmoj për vërtetësinë e bisedave të publikuara apo për vizitat e tij të mundshme në Mal të Zi,” u shpreh Djukanovic .

publikimi i dokumenteve për epstein brenda 48 orëve sulmohet irani

Lini një Përgjigje