
Shoh që pothuajse e gjithë kasta e vjetër e Kombëtares e xhelozon deri në urrejtje të vetmin talent dhe futbollist real perëndimor në të gjitha përmasat Armando Brojën, dhe nuk i jep atij asnjë top kur ai e kërkon apo kur duhet t'ia japin sepse futbolli është lojë në grup.
Ndoshta jam i fundit që mund të shkruaj, flas e të jap mendim për futbollin nga 5 milion shqiptarët që ka Shqipëria sepse nuk jam specialist futbolli dhe nuk bëj pjesë tek mender vipat që hanë mu…. për çdo gjë.
Por si një tifoz i skuadrës tonë Kombëtare dhe që e kam parë pothuajse në çdo ndeshje prej gati 25 vitesh do ti them dy fjalë për ndeshjen e ditës së djeshme në Dortmund me Italinë.
E para një rrespekt dhe mirënjohje nga zemra për mbi 50 mijë shqiptarë në stadium të ardhur nga çdo cep i globit ku i kanë shpërndarë si zogjtë e korbit bastardet politikan që kanë qeverisur Shqipërinë në 34 vite pluralizëm por edhe në 112 vite nga shpallja e Shqipërisë shtet
E dyta besoj dhe mendoj që ishte e para ndeshje që djemtë e ekipit Kombëtar kishin me vete mbi 50 mijë shqiptarë në stadium prej 112 vitesh
Ne jemi ekip modest i një vendi të vogël por i një Kombi me zemër të madhe e me një mendje ëndërrimtare që e barazojmë veten me kombet që kanë bërë historinë botërore në futboll.
E ndoshta kjo i ka bërë më shumë seç duhet emocional dhe i ka vënë nën presion djemtë e Kombëtares
Ajo që kam vënë re prej kohësh e që mendoj ta shpreh publikisht është se ne duhet të jemi realist e të zbresim me këmbë në tokë të gjithë së bashku si tifozat dhe kombëtarja. Ne jemi këto që jemi edhe pse kemi qejf e dëshirë të jemi ata që ëndërrojmë.
Kombëtarja jonë nuk është ekip elite dhe nuk ka as CV as këllqe as mundësi e as takat për të qenë ajo kombëtare që duan, ëndërrojnë dhe aspirojnë tifozat.
Kombëtarja jonë nuk është ekip unik e me ndjenjë solidariteti mes vetes që të luajë për tifozat, për Shqipërinë apo për Kombin, por fatkeqësisht luan për marketing personal të lojtarëve të ndryshëm dhe jo rrallë herë për të kënaqur orekset e pisave jo PLISAVE, që duan ta përdorin Kombëtaren për përfitime ose për politikë.
Shoh që pothuajse e gjithë kasta e vjetër e Kombëtares e xhelozon deri në urrejtje të vetmin talent dhe futbollist real perëndimor në të gjitha përmasat Armando Brojën, dhe nuk i jep atij asnjë top kur ai e kërkon apo kur duhet tja japin sepse futbolli është lojë në grup.
Shoh që kjo “urrejtje” ka qenë e çimentuar tek ish trajneri Reja, një gjë e vogël dhe rrangalle pa vlerë për kombëtaren e Shqipërisë, dhe ka ngelur akoma si ndryshk i pa hequr për Silvinjon, ndoshta sepse rrënjet mund t’i ketë tek Duka.
Hysaj me gjithë respektin që kam për të, për kontributin e tij ndër vite, sot nuk ka asnjë vlerë dhe nuk duhet të ishte fare në Kombëtare, e në vend të tij duhet të ishte Balliu.
Nuk e di pse nuk ishte në portë Berisha, që besoj shumë nuk do ta kishte lejuar kurrë golin e parë sepse do të dilte qysh në krosim.
Nuk di pse pas golit që shënuam duhet të mblidheshim si fajtorë në portën tonë duke ditur fare mirë që askush nuk mund të rezistojë 90 minuta në mbrojtje, e jo më Kombëtarja jonë që ka një mbrojtje të plasaritur.
Ne duke ndenjur në mbrojtje desh na mundi Moldavia, e jo më Italia, prandaj nuk e kuptoj këtë strategji leshi që kur jemi në avantazh tërhiqemi në mbrojtje.
Nuk dua te zgjatem më sepse do dukem sikur po jap mend, por nuk mund të lë pa thënë dy fjalë edhe për qeverinë që i kerkon me çdo kusht të përvetësojë çdo aset kombëtar ku bën pjesë edhe ekipi ynë i futbollit.
Mjaft se na hapet barkun e na bëtë për të dhjerë kur shoh fotot e çdo pisi, hajduti e qelbaniku të pushtetit në stadium e me lojtarët sepse Kombëtarja i përket Kombit jo fëlliqësirave të Kombit.
Ne të tjerët jashtë tufës tuaj të qelbur, që e ndjekim dhe e duam Kombëtaren as na e ndjen e as na rruhet sqetulla apo krahu për ju fundërrina.
Prandaj mos na e vështirosni në këtë mënyrë të qelbur Kombëtaren e futbollit edhe nëse mendoni se janë të gjithë patronazhistë pisa të Rilindjes.
Një turp tjetër ishte çmimi i biletave
Biletat që në faqen e UEFA-s ishin 30 euro, për turpin e fundërrinave të Federatës ju janë dhe disa agjensive turistike (kuptohet me pazar) dhe janë shitur 450-500 euro për shqiptarët. Biletat që nga UEFA ishin 60 euro janë shitur po nga këta bastardë agjensi nga 600-700 euro.
Ç’punë kanë agjensitë turistike me biletat e ndeshjes së ekipit Kombëtar?????
Pse duhet që shqiptarët të blejnë 15-20 herë më shtrenjtë një biletë sporti për të parë e mbështetur Kombëtaren e tyre tek disa qelbanikë agjensish që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin e Kombëtaren dhe që janë jashtëqitja e Kombit???
Kush fundërrinë apo qelbanik kërkon të bëhet milioner me shpirtin e shqiptarëve që vijnë nga çdo cep i botës për të mbështetur Kombëtaren me paratë e tyre????
Kush zagar njeri mendon që do pasurohet nga 3 ndeshjet e Kombëtares ka për t’i blerë ilaçe për veten dhe familjen ato para, sepse ka ZOT dhe ZOTI nuk hesht ndaj çdo fundërrine me surrat njeriu.
Unë, por besoj që dhe shumë shqiptarë të tjerë si unë, jo ushtarë e servilë të qeverisë që mendojnë se e kanë “pronë” ekipin Kombëtar do ta mbështesim me qejf e me shpirt edhe në ndeshjet e tjera në këtë kampionat e sa të na japë i madhi Zot frymë, por nuk besoj që e dëmtojmë nga shprehja e mendimit tim pa dorashka dhe siç e ndjej.
Boll bëtë politikë, pazar, intriga e kulisa me Kombëtaren se nuk ju përket vetëm juve, por i përket shqiptarëve kudo që janë.
Një thirrje nga një tifoz edhe për ju djemtë e ekipit Kombëtar.
Rrespektoni njëri-tjetrin dhe duajeni njëri-tjetrin duke lënë mënjanë smirën dhe xhelozinë sepse talenti, takati apo mundësia nuk është me zor e nuk mund të “vidhet” për ta patur patjetër.
Secili vlen me atë që është e me çfarë i ka falur i madhi Zot.
Askush nuk mund të jetë ndryshe nga çfarë është gatuar edhe pse djallëzia e mëson për keq.
Broja është më i miri në këtë Kombëtare që kemi sot, prandaj mos u bëni të vegjël për tu “zmadhuar” me smirë e xhelozi.
Suksese me Kroacinë se akoma nuk ka mbaruar asgjë!
Lini një Përgjigje