Vula dhe logo i përket Berishës, por kurrësesi Babales dhe atyre deputetëve amorfë që e lanë Bashën për interesa personale, për shkak të bazës së anëtarësisë që ndiqte Berishën, por me Berishën nuk u bënë kurrë. Babalet dhe lloji i tij nuk do të jenë kurrë me Berishën dhe nëse i mban do i rezultojnë kolonë e pestë.
Sali Berisha u shndërrua në një vulëhumbur për faj të tij, sepse zgjodhi për vite e vite të mbajë në kupolën drejtuese të PD-së, hazardë politikë si Basha, apo brejtës, imoralë dhe të paaftë politikë si Flamur Noka dhe të tjerë, që në opozitë vazhdonin të pasuroheshin, po aq sa në pozitë.
E mbani mend Flamurin, Albanën, Gazin, Gjekmarkajn dhe të tjerë, kur nën drejtimin e Bashës ishin shndërruar në pasvanë dhe lëpirës të tij. Mbani mend ta kenë kundërshtuar ndonjëherë? Jo! Kurrë! Sepse këta janë kërmij politikë, nuk janë politikanë me shtyllë kurrizore, nuk janë substanca politike humane, janë xhelatinë politike, që nuk i duhen askujt, por që kur i ke dhe i mban pranë, shndërrohesh në vulëhumbur.
Sali Berisha kthimin e vulës dhe logos së PD e ka arritje tërësisht individuale, mes mbështetjes që i dhanë Demokratët pa poste dhe grada partiake, baza e partisë pra.
Kushdo nga deputetët që iu bashkuan Berishës, pas zgjedhjeve lokale duke iu larguar Bashës, panë vetëm interesat e tyre personale, teksa kuptuan mirë dhe qartë ku ishte baza. Pra, baza ishte te Berisha dhe ishte masë sa e madhe, po aq edhe solide.
Nuk ka vuajtur Berisha kurrë nga baza, Berisha ka vuajtur nga ata që ka marrë me katapultim në kupolë, nga ata që i ka mëkuar dhe majmur pa i kaluar asnjëherë nga testim vlerash dhe qëndrimesh, më pas ata të gjithë e kanë tradhtuar.
Ka ardhur koha që Berisha të kuptojë se, duhet të bëjë katharsis në parti dhe bazën ta bëjë kupolë të partisë, dhe kupolën ta kthejë në bazë, në anëtarë të thjeshtë, atje, që të vihen në provë dhe të farkëtohen.
Jemi një vend ku nuk ka drejtësi dhe të rrëmbehet edhe vula?
Jo! Jemi një vend ku në PD kishte dhe ka njerëz që Berishës janë gati t'i marrin jo thjesht vulën dhe logon, por edhe jetën.
Nuk ja mori Rama vulën Berishës, vulën Berishës ja mori Basha dhe antifoltoristët dhe nuk ka pse i japim kaq shumë atribute Ramës, kur të gjitha i kanë bërë njerëzit që Berisha i mbante pranë dhe i mëkonte me poste dhe detyra të larta në qeveri dhe në parti.
Dëgjova që Berisha u bënte thirrje Demokratëve të bashkohen. Më çuditi vërtet kjo thirrje!
Demokratët janë bashkë, ai e pa dhe e provoi që i qëndruan pranë dhe e mbështetën.
Kujt u bën thirrje, atyre që i morën vulën dhe logon?
Berisha duhet të jetë koshient që ata, të cilët i mbajtën ison Bashës në rrëmbimin e vulës dhe logos, nuk ishin kundër PD, ata ishin dhe mbeten antiBerishianë. Pjesa më e madhe e atyre që shkuan dhe janë me Bashën, janë kundër Berishës.
Fakti që Berisha mori vulën dhe logon nuk i kthen ata kurrë në PD, sepse një antiBerishist nuk mund të kthehet në një parti ku kreu është Berisha.
Berisha t'i kthehet bazës dhe jo maskarenjve politikë.
Është gabim fatal sot që të thërrasësh "qelizat" malinjë t'i bashkëngjiten trupit tënd politik.
Përkundrazi, Berisha tani duhet të bëjë katharsis dhe veç kësaj duhet që të fundit në bazë ta bëjë të parin në kupolë dhe ata të kupolës t'i zhveshë nga çdo post dhe detyrë në drejtimin e partisë.
Vula dhe logo i përket Berishës, por kurrësesi Babales dhe atyre deputetëve amorfë që e lanë Bashën për interesa personale, për shkak të bazës së anëtarësisë që ndiqte Berishën, por me Berishën nuk u bënë kurrë. Babalet dhe lloji i tij nuk do të jenë kurrë me Berishën dhe nëse i mban do i rezultojnë kolonë e pestë.
Vulëhumburi tjetër Basha, sot ndihet i tradhtuar nga sistemi, shteti dhe pushteti, por të tilla sjellje, lëvizje dhe pabesi, zakonisht këtë lloj epilogu kanë.
Nxit dhe stimuloj mesa mundem që antiberishianët të shkojnë tek Basha tani pa mëdyshje.
Por edhe nëse nuk e bëjnë ata vetë, këtë duhet ta bëjë Berisha.
PD e Berishës tani ka vulë dhe logo, por ka kaq shumë lakmitarë që duan ta mjelin sa Berisha duhet të përmbysë polet.
Ata të bazës duhet të vijnë në krye, kupola e PD duhet të largohet në 70% të saj, një orë e më parë.
Pa katharsis në PD, kjo parti nuk do të mund të vijë kurrë në pushtet. Nëse demokratët e Foltores do të shikojnë në kupolë jashtëqitjet e Bashës, do të largohen dhe do e ndëshkojnë Berishën me votë.
Përgjegjësia sërish e Berishës. Radikalizmi i operacionit për katharsis në PD, vendosja në kupolë rrymën e të djathtëve anti-bashistë është terapi dhe shpëtim, shpresë për ta shndërruar në parti qeverisëse.
Lini një Përgjigje