TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Prill 2025, 15:43

 Vjedhja e TIMS, Xibraka dhe kallëzimi në SPAK!

Shkruar nga Ferdinand Dervishi

 Vjedhja e TIMS, Xibraka dhe kallëzimi në SPAK!

Dyshoja qysh në fillim që ndërhyrja kishte lidhje me pastrimin e të dhënave që TIMS ruante për XIBRAKEN.

Sot, depozitova në SPAK, me funksionet e një gazetari,  një kallëzim penal për përgjegjësit e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në datat 2 dhe 3 gusht 2023.

Dyshoja qysh në fillim që ndërhyrja kishte lidhje me pastrimin e të dhënave që TIMS ruante për XIBRAKEN.

Por nuk kisha prova. Bindje dhe të dhëna kisha për vjedhjen në serverat e TIMS - një ngjarje që u lajmërua menjëherë nga punonjësit, por që, për habi, eproret e tyre nuk u ndien

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e të tjerë zyrtarë heshtën dhe për 20 orë nuk vepruan, duke rrëzuar praktikisht shtetin, njëlloj si në rastin e mosekzekutimit nga Policia te urdhër-ndalimeve të Prokurorisë për vrasjet e 21 janarit 2011.

Më pas ustallarët e Rilindjes e sabotuan edhe komisionin hetimor parlamentar, edhe dërgimin në SPAK të çështjes.

Aq të zellshëm u treguan, saqë detyruan dhe një deputet me profesion të parë klerik i Zotit, të bënte, në të gjitha hapat, rolin e djallit.

Para pak ditësh Prokuroria e Tiranës mori të pandehur një person të vetëm për ngjarjen. Pra, si të gjitha historitë ku ka pasur mëkate politika edhe ajo po shkonte kokoshi - një thelë.

Ky lajm dhe fakti që çështjen e TIMS e kisha denoncuar dhe ndjekur si gazetar, më detyroi që të bëj një premtim dhe këtë premtim ta mbaj.

Kallëzimi nis me emrin e ish-ministrit te Brendshëm Bledi Çuçi, ministrit pasardhës Taulant Balla, një numri drejtuesish të lartë të policisë dhe përfundon me emrat e ekzekutorëve në terren të vjedhjes së databazës së TIMS. Gjithsej 12 persona.

Akuzat janë 13. Nisin me "falsifikim i dokumenteve" dhe përfundojnë me "kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Ky grup është përgjegjës jo vetëm për ndërhyrjen në sistemin TIMS por edhe në emërimet flagrante në majën e kupolës së Policisë, si rasti i Ervin Muçës, me të kaluar kriminale në Itali, me probleme me ligjet në Shqipëri, të cilin e morën nga rruga dhe e emëruan Drejtor Departamenti në Polici duke i dhënë edhe gradën Drejtues i Lartë.

Veprime që u nisën e përfunduan në pak ditë kalendarike, si të kishte dhënë urdhër Zoti.

E premtova dhe e bëra kallëzimin me bindje absolute dhe me qëllim për të respektuar veten dhe karrierën time.

E bëra kallëzimin edhe për ti dhënë një shembull kurajoje shoqërisë sonë të marrë peng nga një grusht politikanësh të korruptuar dhe njëkohësisht kriminelësh ordinerë.

 Vjedhja e TIMS, Xibraka dhe kallëzimi në SPAK! Vjedhja e TIMS, Xibraka dhe kallëzimi në SPAK!

Lini një Përgjigje