TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Korrik 2024, 17:21

Viktor Orban, i dërguari i Donald Trump për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës?

Shkruar nga Paolo Rossetti

 

Viktor Orban, i dërguari i Donald Trump për arritjen e paqes mes
Voiktor Orban dhe Vladimir Putin /

Përveçse është një bartës i ideve të Trumpit, Orbán mund të jetë pjesë e kësaj “ofensive”, për të arritur tek një negociatë që pritet edhe nga Putin...

Ai i kërkoi Zelenskyt që të ndalë luftën për të krijuar hapësirë për negociata. Por lideri hungarez Viktor Orbán, i cili nuk ka qenë gjithmonë dakord me linjën e BE-së mbi mbështetjen ushtarake për Kievin, mund t’i ketë çuar mesazhe Ukrainës në emër të Trump, të cilin e takoi së fundmi në SHBA, por edhe nga Putin, me të cilin ka një lidhje të ngushtë.

Marco Bertolini, gjeneral italian dhe ish-komandant i COI-së dhe Brigadës Folgore në zona të ndryshme operative nga Afganistani në Kosovë, thotë se deri pak kohë më parë takime të tilla mund të dukeshin të pavend. Por tani rezultati i zgjedhjeve të BE-së, e bën të duket më i rëndësishëm për opinionit publik, që shpesh ka ndëshkuar në votime ata që e kanë mbështetur luftën.

Viktor Orban, i dërguari i Donald Trump për arritjen e paqes mes
Marco Bertolini

Duke marrë parasysh votën, janë pikërisht Franca dhe Gjermania kombet që mund të jenë të hapura tashmë për negociatat, me Italinë që luan një rol të rëndësishëm, të njohur edhe nga Putin, dhe me Erdoganin si një ndërmjetës të mundshëm (edhe pse deri dje është refuzuar nga Kremlini në këtë rol).

Ndërkohë Politico.com ka zbuluar detaje nga plani i Trump për t’i dhënë fund luftës:jo anëtarësim në NATO për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë dhe lëshime territoriale ndaj Moskës. Një projekt për të cilin Rusia po merr kohën e saj, dhe të cilin Ukraina e refuzon plotësisht.

Orbán ishte shumë i drejtpërdrejtë me Zelenskyn:Ai bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë për të lehtësuar negociatat. Në çfarë cilësie e bëri këtë propozim?

Orbán sapo ka nisur semestrin e presidencës hungareze të së BE-së, ndaj vizita në Kiev ishte e domosdoshme. Por pak kohë më parë ai ishte i ftuar në SHBA, në Mar-a-Lago, nga Donald Trump, i cili ka ide të ndryshme për Ukrainën nga ato të Biden. Pra ai mund të ketë qenë bartës i një mesazhi nga një president i mundshëm i SHBA-së. Marrëdhëniet midis Orbán dhe Zelensky-t nuk kanë qenë kurrë të shkëlqyera, pasi kryeministri hungarez ka një pozicion të ndryshëm nga të gjitha vendet e tjera të BE-së. Por ai u prit, edhe sepse përcillte një mesazh nga përtej Atlantikut.

Viktor Orban, i dërguari i Donald Trump për arritjen e paqes mes

Sipas Politico.com, Trump po planifikon të negociojë me Putinin duke parandaluar anëtarësimin e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në NATO dhe duke i dhënë territore ruse Rusisë. Ukraina kundërshton dhe Moska mbetet pret, duke deklaruar se nuk negocion me Trump. Çfarë të ardhme mund të ketë ky plan?

Propozimi i Trump, do të sillte një fitore të madhe për Rusinë. Prandaj Ukraina e refuzonatë, qoftë edhe vetëm përmes zërit të Yermak, këshilltarit të fuqishëm të Zelenskyt. Por edhe Rusia, refuzon të negociojë. Ajo e di se çdo afrim ndaj Trump në këtë moment, mund të jetë kundër-produktiv, duke pasur parasysh kundërshtimin që ish-presidenti amerikan has nga strukturat amerikane.

Por Moska i frikësohet bisedimeve që do të çonin në një armëpushim të thjeshtë, pasi mendon se kjo do ta lejonte NATO-s të forcojë më tej pozitat mbrojtëse të Ukrainës. Dhe në funksion të një konflikti të gjatë me Perëndimin, i cili nuk do të zgjidhet me përfundimin e armiqësive në Ukrainë, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për rusët.

A duhet të presim ndonjë gjë në një periudhë afatshkurtër?

Deri në mbajtjen e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, nuk mendoj se do të ndryshojë ndonjë gjë. Jemi ende në fillim të një faze ndërlidhjeje, e cila gjithsesi sugjeron një ndryshim të rëndësishëm qëndrimi nga ana e SHBA-së. Propozimi, mund të çojë në supozimin e “koordinimit” me Orbán, i cili në rast të fitores së Trump, do të akreditohej si kontakti i tij më i rëndësishëm në Evropë.

Fjalët e Orbán drejtuar Zelenskyt ndikohen edhe zgjedhjet e fundit evropiane?

Po, fitorja e së djathtës në Francë dhe në Gjermani, për të mos përmendur Italinë, vetëm sa e konfirmon se ka një lodhje të madhe ndaj luftës në Ukrainë. Orbán u ndje i inkurajuar ta shprehë hapur qëndrimin e tij edhe për këtë arsye. Në raste të tjera, ai do ta kishte bërë me pak më shumë siklet. Por tani e di që është bartës i një pozicioni që përfaqësohet dukshëmnë opinionin publik evropian.

Tek e fundit, dihet se do të nisë që të flitet për paqen. Këtë gjë bëri konferenca e mbajturnë Zvicër, e paraprirë nga një propozim i Putinit, i cili për momentin konsiderohet i papranueshëm nga Ukraina. Por ajo që është e papranueshme sot, mund të mos jetë e tillë nesër, sidomos nëse gjërat në fushën e betejës vazhdojnë të ecin si tani.

A mund të ndahet qëndrimi i Orbán edhe nga Putini, duke pasur parasysh marrëdhëniet që kryeministri hungarez ka me presidentin rus?

Putin e di se përmes Hungarisë ka një qasje të privilegjuar në Evropë. Përveçse është një bartës i ideve të Trumpit, Orbán mund të jetë pjesë e kësaj “ofensive”, për të arritur tek një negociatë që pritet edhe nga Putin.

A mund të gjejë lideri hungarez mbështetje në Evropë, pra dikë që ta mbështesë në kërkesën e tij për negociata?

Deri para zgjedhjeve të BE-së do të kishte qenë më e vështirë, por tani jo më. Edhe Italia, e cila ka qenë e shquar për mbështetjen e Ukrainës, po përdor tone më të buta. Fjalën e kam tek qëndrimet e shprehura nga Crosetto dhe Tajani për nevojën për të kërkuar paqen. Mund të krijohen kushte më të favorshme për negociata, sidomos nëse Bardella do të fitojë në Francë.

Pak javë më parë Putin e përshkroi pozicionin italian si një nga më të moderuarit në Perëndim, pa sjellje shumë të tepruara anti-ruse. A mund të luajë një rol vendi ynë në përpjekjen për të nisur bisedimet e paqes?

Unë besoj se deklaratat e Putin synojnë ta nxisin Italinë ta marrë këtë rol. Ai e di se Roma mund të kushtëzohet nga “sovraniteti i kufizuar” i saj në aspektin e politikës ndërkombëtare, duke mos mundur të shmangë dot atë që vendoset në Bruksel. Por gjithsesi shpreson se do të marrë rolin e ndërmjetësues që është mjaft e përshtatshme për të, edhe duke pasur parasysh se në çdo rast në Itali nuk ka ndonjë entuziazëm për të vazhduar luftën me çdo kusht.

A mund të jetë Gjermania një nga vendet që mbron nevojën për negociata? Dhe kush tjetër mund t ndjekë këtë rrugë?

Para së gjithash, duhet një shkëndijë që të shkaktojë një ndryshim të trajektores. Kjo mund të vijë nga rezultati i zgjedhjeve në SHBA, por edhe nga një dramatizimi i situatës në terren, siç ishte fitorja e Bardella-s në Francë. Megjithatë, në Evropë, Gjermania është viktima kryesore e kësaj lufte. Me nxjerrjen jashtë funksionit të gazsjellësit “Nord Stream”, ajo e ka humbur gazin e lirë për industrinë e saj. Dhe kjo pati ndikim tek qytetarët dhe  zgjedhjet evropiane. Nga ky këndvështrim, Franca dhe Gjermania mbeten dy vendet më vendimtare.

Po ashtu, Orbán mban kontakte të ngushta me Kinën, dhe jo vetëm nga pikëpamja ekonomike. Si mund të shihet nga Pekini takimi i tij me Zelenskyn?

Sigurisht, Pekini ka një interes për normalizimin e situatës në Evropë: një BE e varfër, nuk është e përshtatshme për të. Rruga e Mëndafshit, projekti i saj gjigant në infrastrukturë nuk do të ishte më fitimprurës. Besoj se po vëzhgon me interes përpjekjet për të nisur negociatat.

Megjithatë, a po mendon edhe Zelensky për negociatat?

Mendoj se po. Kanë kaluar mbi 2 vite nga fillimi i luftës, e cila ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime. Edhe vetë Zelensky e kupton se nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht, nëse nuk e shndërron atë në diçka më të madhe, në të cilën dirigjenti nuk është më presidenti ukrainas por NATO.

Kush mund të ndërmjetësojë një negociatë të mundshme?

Italia mund të ofrojë burimet e saj të mira, por është Erdogan ai që po rivendos marrëdhëniet me Asadin në Siri, nën kujdesin e Putinit. Ai mund të jetë një lojtar i madh. Turqia është pjesë e NATO-s, por ka politikën e saj shumë të pavarur, pa shumë mekanizma për ta bllokuar. Po, Erdogan mund të luajë një rol në këto negociata. Dhe ndoshta po e bën diçka të tillë tashmë. Afrimi me Assadin, do të thotë se ai është i ndjeshëm ndaj interesave ruse./Përshtati Pamfleti nga “Il Sussidiario”

viktor orban donald trump i dërguari ukraina rusia putin

Lini një Përgjigje