TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Shtator 2023, 20:49

Vendimi Rraja, Mafia urdhëron drejtësinë, ankohu po ta mbajti

Shkruar nga Basir Çollaku

Vendimi Rraja, Mafia urdhëron drejtësinë, ankohu po ta mbajti

Por shembja dhe kontrolli kriminal i drejtësisë sjell këtë vendimmarrje ashtu si ua do mideja Rrajave. Ky vendim ishte njoftim se Mafia vendos ushtarët e blerë e të kapur të drejtësisë binden.

Prokuror i bie të jenë Rrajat si autorë dhunues.

Gjykatës na del Taulanti si ministër asgjësues dosjesh.

Të pandehur mbeten viktimat e fisit Maja.

Regjia qeveritare, na sjell precedent të rrezikshëm. Nga sot kush ankohet mund të masakrohet dhe pastaj po ia mbajti le të ankohet se shkopinjtë e bejsbollit mbërrijnë e kujdesen për ty.

Prokuroria e Tiranës ka shpikur një politikë të re penale për fisin Rraja në Fushë-Krujë. Ajo ka lehtësuar rrethanat për të pandehurit, ka rikualifikuar veprën, duke i bërë autorët Prokurorë e gjykatës ndërsa viktimat statistikë. Thyerje kockash e kafke nga 10 apo 15 autorë është plagë e lehtë, sepse babai deputet e ka lënë mandatin me pazar me Ramën dhe sekretet janë pengje reciproke. Një raport mjeko-ligjor partiak është barka justifikuese për marrëzinë ligjore.

Olsi Çela prokuror i përgjithshëm dhe Arenc Çela Prokuror i Tiranës, kanë marrë e zbatuar porosinë e Taulant ministrit dhe Ramë kryeministrit. S’ka shpjegim tjetër.

Madje Prokuroria e ka në duart e viktimave nëse duan të ankohen për të hetuar ose jo më tej. Njëlloj si te dosja e kokainës e “Xibrakës” ku ish- Prokurori çështjes Olsi Çela nuk e ankimoi vendimin e gjykatës rrëzues të kërkesave të tij, por la të pandehurit të ankohen për ulje të mëtejshme të dënimeve. Dhe ata përfituan.

Po armët, pistoletën drejtuar në kokë viktimave të shtrira përtokë nuk i pa prokurori?

A është kjo vrasje e mbetur në tentativë?!

A ka armëmbajtje pa leje?

Ky është mosveprim nga prokurorë e gjykatës dhe këtë nuk ka vetting ta kapërcejë. Kjo është vepër e rëndë penale.

Inspektori i Drejtësisë ka punë për të reaguar me emergjencë për vendim hapur të padrejtë.

Miku im mjek më thotë:

Goditjet në kokë, kudo në botë klasifikohen plagosje e rëndë.

Nuk ka ekspertizë me goditje në kokë të klasifikohet plagosje e lehte.

Edhe thyerjet e kockave të gjymtyrëve klasifikohen plagosje e rëndë, jo më të kokës.

Por shembja dhe kontrolli kriminal i drejtësisë sjell këtë vendimmarrje ashtu si ua do mideja Rrajave. Ky vendim ishte njoftim se Mafia vendos ushtarët e blerë e të kapur të drejtësisë binden.

basir collaku rraja mafia prokuroria

Lini një Përgjigje