
Sa njerëz do jetojnë aty? Si? Çfarë monedhe do përdorin? E nëse pasardhësi i Baba Mondit vendos ta ndërrojë destinacionin e shtetit? Ose që mos ta zgjasim me dhjetëra pyetje, si do funksionojë? Apo avash-avash e rregullojmë rrugës?
Vatikani (Papa) ka pasur fuqi e zotëronte toka përpara se të bëhej marrëveshja me mbretërinë Italiane rreth 1930-“Shteti Bektashi” ka vetëm shpirtin e madh, që nuk u mungon dhe të tjerëve. Do ishte mirë, madje e detyrueshme një referendum.
Vatikani “shet” kulturë, histori, intrigë, kurreshtje, mistikë-Çfarë mund të shesë “Shteti Bektashi”?! Sa parashikohet “xhiroja turistike” dhe a do llogaritet në buxhetin e shtetit që këtë vit?
Imagjino, që “Shteti Bektashi” i Shqipërisë (sepse pa dyshim kështu do quhet) të bëhet precedent për kërkesa, apo zhvillime të tilla edhe në Botë me degë, a degëzime fesh, që në dekada mund të kenë nxjerrë një njeri të shquar.
Sa njerëz do jetojnë aty? Si? Çfarë monedhe do përdorin? E nëse pasardhësi i Baba Mondit vendos ta ndërrojë destinacionin e shtetit? Ose që mos ta zgjasim me dhjetëra pyetje, si do funksionojë?
Apo avash-avash e rregullojmë rrugës?
Vatikani ka funksionuar si shtet, si mbretëri e si perandori pothuaj që nga shekulli I, kur themelet iu hodhën mbi trupin e të martirizuarit Pjetër që më vonë u bë Shën, dhe pastaj Vatikani u bë shtet.
“Shteti Bektashi” thjesht bëhet i tillë pas një fjalimi në një të shtunë të bukur…
Mund të ketë qëllim të mirë, por ka shumë paradokse brenda. Në mos të dyshimtë, e bën qesharake gjithë këtë.
Mua përshembull do më vinte keq që pas 100 vjetësh të na merrnin si shembull: mos u bëni si shqiptarët që krijuan një shtet vetëm pse një poet i tyre kishte bërë vjersha.
Lini një Përgjigje