TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Shtator 2025, 16:33

Turpi i Gjykatës së Lartë!

Shkruar nga Myslim Murrizi
Turpi i Gjykatës së Lartë!
Naureda Llagami, më e votuara e Gjykatës së Lartë

Tani “beteja” do bëhet për dy karavidhet tjera të KPK që nga KED janë pikëzuar për në Gjykatë të Lartë. Për Genta Bungën dhe Valbona Sanxhaktarin që nuk lanë pisllëk e qelbësirllëk pa bërë me vetingun e ndyrë për 800 gjyqtarë e prokurorë...

Ky “vendim” i Gjykatës së Lartë më “zhgënjeu” shumë.

E para, urime gjyqtarit Asim Vokshi si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese.

Edhe pse nuk e njoh, por duke parë CV-në e tij, është një magjistrat gjyqtar karriere që ka ngjitur shkallët në karrierë duke filluar nga gjyqtar në shkallën e parë, gjyqtar në Apel, gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe nga sot për 9 vjet do jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatja tjetër që mori 8 vota të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, për turpin e tyre, ishte një karavidhe juriste e fondacionit qelbësirë Sorros, një sharlatane që nuk ka asnjë lidhje me gjyqësorin dhe që nga zbardhja e SMS-së së një gjyqtareje të Gjykatës së Tiranës ka që në vitin 2022 që punonte në krye të KLGJ për të zënë një vend në Gjykatën Kushtetuese, e mbështetur nga një tufë plehrash me në krye Klotildën e Komisionit të Ligjeve që sot është e pandehur në SPAK.

Një dështake si kryetare e KLGJ, një anonime në sistemin e drejtësisë, por një amalgamë e mykur, e gatuar dhe promovuar në krye të KLGJ nga një tufë fundërrinash të fondacionit Sorros si Tur Metan (konstruktori), Ardjan Dvorani (kampioni i Kimetes së Tigrit 1 dhe Tigrit 3 në Vlorë), Rektori Artan Hoxha që është edhe djali i tezes me hetues Dvoran, Kimin dhe shefin e madh të kësaj tufe, hetues Xhafën e mender komisionit të dhjerjes më shumë se kaq të reformës në “zh-drejtësi”.

Imagjinoni se kush janë anëtarët e Gjykatës së Lartë, ku 8 nga 15 anëtarë të kësaj Gjykate hedhin poshtë me votën e tyre që qelbet erë pazaresh kolegun e tyre z. Vokshi për të mbështetur karavidhe Llagamin, se ju duhej patjetër aty Lalit, Lelit, Lylit, Tyrit, Dvyranit, Hoxhës, Xhafës, Klodit dhe padrinos së tyre, Lexis Sorros.

Ky është modeli që ka funksionuar prej 6 vitesh, kjo mender drejtësi e dhjerë deri në fyt nga pisllëqe, pazare e lobime qenësh për të kapur çdo funksion në kupolën drejtuese të çdo institucioni të kësaj drejtësie hale, me në krye halet e kësaj shoqërie të veshur nën petkun hipokrit të “juristëve”, kur në fakt kanë qenë hetues, gjyqtarë e prokurorë të regjimit komunist ose llapistë që lëpijnë kocka nga fondacioni hale i Sorrosit.

U “habita” shumë që nuk ndërhyri fare Altini, se afermendsh gjykatat vendosin çfarë kërkon Altini, por si duket këta “kapot” e Gjykatës së Lartë kur marrin urdhra nga ata që i kanë katapultuar aty falë kulisave, nuk ia vërshëllejnë Altinit.

Tani “beteja” do bëhet për dy karavidhet tjera të KPK që nga KED janë pikëzuar për në Gjykatë të Lartë.

Për Genta Bungën dhe Valbona Sanxhaktarin që nuk lanë pisllëk e qelbësirllëk pa bërë me vetingun e ndyrë për 800 gjyqtarë e prokurorë, dhe tani tufa e qenve dhe e qelbësirave që i kishte me zinxhir në qafë për 7 vjet rresht në veting e ju jepte porosi se kë të mbanin e kë të largonin nga sistemi, po lobon për t’i dërguar në Gjykatën e Lartë, edhe pse të dyja nuk kanë asnjë lidhje me gjykatën dhe gjyqësorin, por të dyja kanë qenë të paditura në drejtësi, njëra si xhepiste që merrte 5 mijë lekësha për provime, e tjetra si hajdute tenderësh në Ministrinë e Arsimit.

Të nderuar deputetë të PD, flisni në Parlament për këto qelbësira dhe për pazaret e qelbura që gatuhen në njerëz tenxhere që gjithë jetën e tyre kanë shërbyer për të gatuar gjellë qenësh.

1 Komente

  1. B
    Ben

    Haha Dvyrani fiks hajni

    Lini një Përgjigje