TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Mars 2024, 12:11

Telenovelë arrestimesh me Regji nga Rama, pasi i përdor e i shtrydh si limoni

Shkruar nga Lefter Maliqi

Telenovelë arrestimesh me Regji nga Rama, pasi i përdor e i shtrydh si

Hajdar, burgu do të jetë pak për ty! Paratë kudo që i ke çuar do i kthesh të gjitha kokërr me kokërr. Bashkinë do ia kthejmë qytetarëve! Kuçova do të kthehet në “Kantier Ndërtimi”!

Arrestohet nga “SPAK”, Kryetari i Bashkisë Himarë për një leje ndertimi???

Kurse Hajdari, ‘pengu’ ish fatorinos Salillari:

- Me Bashki të grabitur më “14 Maj”,

- I dënuar nga “SPAK” me 1 Vit Burg, për fshehje të dënimit në Greqi,

- I kallëzuar në “SPAK”, nga “Bashkë Fitojmë”, për shpërdorim e abuzime me detyrën,

- I akuzuar nga banorët e Sinecit për abuzime me Miliona Euro, për një tender ujësjellësi pa leje mjedisi dhe në “Zonë të Mbrojtur nga UNESCO”,

- I kallëzuar nga banorët e fshatit Frashër, për shkelje të rënda,

- I kallëzuar për ‘shpërdorim detyre’, për rrugën e fshatit Goraj,

- I kallëzuar për ‘asfalt mbi asfalt’ pa procedurë tenderimi në fshatin Tapi,

- I akuzuar po nga “Bashkë Fitojmë”, për ‘çakull elektoral’ e ndarje ndihmash,

- I denoncuar në Emisionin Investigativ “STOP”, për tendera korruptivë; pabarazi në tendera; shpërdorim detyre me “tenderin e pastrimit”; “tenderin e mirëmbajtjes së varrezave”; atë të “strehimit të qenëve endacakë”; për blerjen e nje rruli, që s’ka punuar asnjë ditë ,abizimet me sporton,koncertet,zbukurimet ne qytet etj. etj.

- I përfolur nëpër portale për ‘skandal seksual’ ne zyrën e shtetit etj. etj. Si shpjegohet që ende e mban në detyrë Hajdarin???

Ka frikë se Bashkinë Kuçovë e fitojmë dhe Kuçova do të ndryshonte rrënjësisht, me zhvillim, mireqënie etj.

S’ka kthim pas!

Javën tjetër do ju njoh para “SPAK”, me 2 kallëzimet e radhës, kundër këtij grupi të strukturuar kriminal, që për 5 vite kanë abuzuar me taksat e qytetarëve të Kuçovës, prandaj ky ‘grup i strukturuar kriminal’, 3 ditet e fundit “11-14 Maj” u shpërndanë në zonë, duke joshur, blerë dhe kërcënuar votuesit dhe në fund ndërruan edhe kutitë në “KZAZ”-në e krimit, me dhomë të fshehtë, vetëm e vetëm që ky “grup i strukturuar kriminal”, abuzues me tenderat dhe taksat e qytetarëve të kenë Hajdarin, ‘pengun’ e ish fatorinos Salillari në krye të Bashkisë Kuçovë, pët t’a keqpërdorur.

Hajdar, burgu do të jetë pak për ty! Paratë kudo që i ke çuar do i kthesh të gjitha kokërr me kokërr.

Bashkinë do ia kthejmë qytetarëve! Kuçova do të kthehet në “Kantier Ndërtimi”!

spak lefter maliqi

Lini një Përgjigje