TAGS-AT E JAVËS

Forum26 Mars 2024, 17:50

Pse Gazi me shokë nuk flasin për megahajdutët e “Bankers Petroleum”? Kompania “Sude” grabit çdo vit 1,5 milionë ton naftë!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Pse Gazi me shokë nuk flasin për megahajdutët e “Bankers

Kjo kompani “SUDE” u gjobit 100 milion euro nga antikontrabanda doganore por në kundërshtim flagrant me çdo ligj të Republikës së Shqipërisë ja “fali” ministresha e financave sot ministreshë e bujqësisë “SUDE” Anila Denaj.

Prej vitit 2004 që Shqipërisë i “grabitën” çdo vit mbi 1,5 milionë ton naftë nga nëntoka e pasur e saj dhe prej 20 vitesh askush në Parlament nuk belbëzon një fjalë nga “frika”, nga servilizmi apo se padrinot që kanë hartuar listat që këta vemje të quhen deputet vjedhin së bashku si qen të ndyrë dhe nuk lejojnë asnjë kone të lehë për këtë vjedhje.

Kompania BANKERS PETROL është një aferë që çdo vit merr pasuri të shqiptarëve rreth 400-500 milion euro sipas çmimit në bursë të naftës bruto dhe prej 20 vitesh nuk paguan kokërr leku tatim fitimi, sepse kemi pasur dhe kemi ministra financash kokrra hajdutësh dhe plehra të pështirë që rrinë si të dhjerë për të ruajtur karriget e qelbura të tyre.

Në maj 2019 kjo kompani “SUDE” u gjobit 100 milion euro nga antikontrabanda doganore por në kundërshtim flagrant me çdo ligj të Republikës së Shqipërisë ja “fali” ministresha e financave sot ministreshë e bujqësisë “SUDE” Anila Denaj.

Prej 20 vitesh BANKERS PETROL i Amerikan-Kanadez-Kinezëve të sotëm por që në fakt më rezulton se është i qenve të politikës shqiptare përderisa heshtin të gjithë si të dhjerë, ka “grabitur” 8 deri në 10 miliard euro pasuri dhe nuk paguan asnjë lek tatim fitimi.

Shqipëria ka nevojë afërsisht për 700-800 mijë ton naftë në vit dhe importon çdo vit për nevojat e saj rreth 500 mijë ton naftë nga jashtë sepse rreth 200-300 mijë tonë hyn kontrabandë nga zagarët e çdo pushteti.

Po të përpunohej në Shqipëri nafta që “vjedh” BANKERSI, Shqipëria nuk do kishte nevojë fare të importonte naftë nga jashtë dhe shqiptarët do ta blinin naftën gati me gjysmën e çmimit që e blejnë gjatë gjithë kohës prej 20 vitesh.

Si ka mundësi që kjo kompani BANKERS PETROL ku “ushqehen” pothuajse të gjithë qentë e ndyrë të politikës që del prej 20 vitesh me “humbje” dhe nuk falimenton kurrë?

Si ka mundësi që askush në Parlament, Tv apo në Fb përveç meje qe më quajnë “trap” nuk flet e nuk belbëzon asnjë fjalë për vjedhjen e 10 miliard eurove pasuri të shqiptarëve për 20 vjet rresht?

Po mediat që bëjnë emisione për bakllava, byrek, tasqebap, për operacionet plastike të surratit të kujtdo palaçoje dhe të organeve gjenitale të fundërrinave të shoqërisë njerëzore pse nuk kanë marrë mundimin të bëjnë një emision investigues për këtë super vjedhje?

Po prokurorëve jo hajdut dhe jo të tredhur nga e kaluara e tyre e largët dhe e afërt të SPAK-ut pse nuk e marrin në hetim këtë mega aferë?

Po opozita që nga viti 2013 pse hesht kur shumica dërrmuese e saj nuk ka lidhje me këtë aferë?

Meqenëse Gazi u pajtua me Lindën dhe u “bashkua” me Flamurin, Albanën, Oertin, po ju drejtohem publikisht a keni mendere të kërkoni një komision hetimor për “grabitjen” e rreth 500 milion eurove çdo vit nga kjo kompani Kineze qe ka blere e punësuar plot hale të kësaj politike të qelbur dhe dhunuar, vjedhur, poshtëruar e tallur rreth 5 milion shqiptarë prej 20 vitesh?

Nëse nuk keni zinxhirë në qafe dhe parino qe ju lejon të “lehni me orar bëjeni kërkesën ditën e enjte.

Përndryshe mos na çani trapin me komisione hetimore për lëmoshe qe ju ka “falur” Rama dhe Linda e parlamentit se nuk i plas kujt në Shqipëri për sistemin TIMS e për të dhënat e publikuara përveç hajdutëve të ndyrë të politikës se ju del horlliku sheshit që kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria me trafikantë ordinerë apo me “shoqet” e punës.

Nuk i plas askujt për “paradën” para kamerave të “sherrit” tuaj hipokrit me ata qe u puthët para pak ditësh pasi bëtë “luftë” kapsollesh për teatër të pështire 5 muaj rresht që të “pajtoheshit” me njëri-tjetrin pas dajakut të 8 janarit 2022.

Se me ata që gjoja u pajtuat, nuk keni qenë kurrë të zemëruar në 34 vite, sepse keni halle të përbashkëta për karrigen e menderes tuaj në Parlament, ndaj heshtni si skuthë për ligjin zgjedhor se nuk keni kurajo të vini në atë sallë nga vota e qytetarëve por nga lëpirja e by*** së kryetarëve.

Lini një Përgjigje