
Në finale gjithë beteja kundër Edi Ramës është transferuar në një betejë brenda Foltores, jo për të marr meritat se kush e “gjunjëzoi” Edi Ramën, po pse Edi Rama ja dha atë meritë Gazmend Bardhit.
Gazmend Bardhi duket se është vënë në siklet nga “marrëveshja” me socialistët. Sapo i mori dy komisionet hetimore, më pa vlerë që do jenë në historinë e parlamentit të Shqipërisë, po përballet me kritika nga brenda grupit të Foltores, të cilët duket se më shumë se sa komisionet, i shqetëson protagonizmi i tij.
Dhe prej sot ka filluar të shtojë kërkesat.
Sot për shembull, ka kërkuar një raport për udhëtimet e Edi Ramës jashtë shtetit. Ndërkohë rrugës mund të kujtohet për ndonjë temë tjetër që të duket se nuk e ka mbyllur ende pazarin por ka dhe kërkesa të tjera.
Ai me siguri është dhe i vetmi nga këta të Foltores që e ka lexuar ligjin e ri për komisionet hetimore, ku seancat e dëshmive janë të mbyllura për shtypin dhe nuk kanë shumë mundësi të bëjnë show me deklarata. Me siguri dhe kjo do të jetë një kërkesë e re e tij.
Nesër pasnesër e në vijim, do të shtojë kërkesa të tjera se si funksion mensa e kryeministrit brenda godinës kush e paguan kuzhinierin, pse është mbyll ERTV, kush e paguan Edi Ramën që bën podcast, kush i paguan shpenzimet e socialistëve kur mblidhen nëpër rrethe etj. tema interesante për publikun.
Por nuk është se do zgjidh gjë me këtë histori.
Ajo që mbetet është se ai arriti t'i rikthejë foltoristët në qengja të urtë në seancë, duke e shitur këtë dhe si mbështetje ndërkombëtare për të.
Tritan Shehu, Dashamir Sula, Salianji etj, janë mërzitur dukshëm jo pse nuk po u jepet rasti të gjuajnë flakadanë apo t'i bien bilbilave po pse i ka mbledhur me bilbil në rresht Gazmend Bardhi.
Dhe ky hall do ta shoqërojë gjatë derisa të bëhet lista e re e deputetëve të Foltores, kur të shikohet se kush i është dashur realisht Berishës në këtë histori, ata që i binin bilbilave apo ky që i ua hoqi bilbilat nga goja dhe flakadanët nga duart.
Në finale gjithë beteja kundër Edi Ramës është transferuar në një betejë brenda Foltores, jo për të marr meritat se kush e “gjunjëzoi” Edi Ramën, po pse Edi Rama ja dha atë meritë Gazmend Bardhit.
Dhe në një parti ku ideologjia e vetme është raporti me armikun dhe jo me partinë, ky është një debat që nuk mbyllet kurrë, pasi në finale Edi Rama normalizoi punën e tij në kuvend dhe anormalizoi gjithë funksionimin e Foltores, të cilët jo për faj të tyre nuk dinë të sillen si njerëz normal.
Lini një Përgjigje