TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Mars 2024, 16:56

Opozita, paradë mode me komisionet hetimore!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Opozita, paradë mode me komisionet hetimore!

Kur bën opozitë selektive e dëmton më shumë opozitën se sa kur nuk bën opozitë fare se ke gojën e zënë dhe duart e pista....

Komisioni hetimor për sterilizim kur për këtë aferë ka mbaruar hetimi dhe është dërguar për gjykim, është me shumë si “paradë mode” për disa deputetë që duan protoganizëm politik fals.

Ky komision hetimor duhet të kishte objekt hetimi të tria aferat e Ministrisë së Shëndetësisë: Check- Up ( Çekapi) Sterilizimin dhe Laboratorët.

Që të tria bashkë shkojnë 350 milion Euro dhe metoda e vjedhjes është e njëjtë dhe hajdutët kanë të njëjtin surrat.

Pse heshtni për labaratorët e Jani Karathanisit që janë 114 milionë euro?????

Kush fshihet pas tij dhe çfarë halli keni ju që heshtni???

Kur bën opozitë selektive e dëmton më shumë opozitën se sa kur nuk bën opozitë fare se e ke gojën e zënë dhe duart e pista.

Meqë SPAK është i “ankoruar” provizorisht tek Ministria e Shëndetësisë po ju kujtoj që aty nuk kanë të mbaruar zullumet, por duhet që Z.Dumani t’i heqë nga duart dosjet e kësaj ministrie militantit enverist Kondili, i cili angazhoi të gjithë qeverinë për tu zgjedhur në krye të SPAK, por që i ra mikrofoni në tokë kur hyri në sallë Zj.Kim.

Aty keni një tender 114 milionë euro koncension për laboratorët e analizave që për çudi 114 milionë euro i merr Jani Karathano dhe mjediset laboratorike janë pronë e Shtetit ose ish laboratorët brenda QSUT.

Ky koncension i “dorovitur” në fund të vitit 2016 me letra të sajuara nga Zj. Shpresa Shehaj (Bello) drejtoreshë e farmaci-laboratorëve në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa burri i Shpresës dhe nëna e Shpresës Nafize Bello janë menaxher tek klinika laboratorike PEGASUS me pronar të vetëm Z. Jani Karathano.

Pra letrat i shkruan nusja dhe kompania “fituese” PEGASUS ka punësuar bashkëshortin e kësaj nuses dhe vjehrrën e kësaj nuses drejtoresh.

Dhe prej 6 vjetësh paratë, pra 114 milionë euro i merr Jani, por që kuptohet sipas “traditës” edhe këta të tjerët rruajnë pjesën e tyre.

Tani do të thoni ju që këta nuk janë të rilindjes, por të ish-aleatit të rilindjes LSI sot Partia e Lirisë!!!

Po kujt i plasi!!!

Se shpesh herë kam deklaruar që hajdutët janë të gjithë në një parti, Partia e Qelbësirave.

Ndaj e ftoj SPAK që të pajiset me dorashka, çizme 700 lekëshe dhe maskë tek hundët, e të marrë lopatën në dorë të pastrojë sa më shpejt halet e këtij vendi dhe plehrat e kësaj politike.

Lini një Përgjigje