Spakasit, nuk afrohen dot afër dosjes Rama-McGonigal, se do të duhej të bëhej drejtësi pa regji, se transparenca me Bablokun, do të hapte Kutinë e Pandorës edhe për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Erion Veliajn...
FBI është këtu, përsëriti kastile për mafien e fshatit tonë, Todd Robinson, dhe në gjithë rajonin, lëvizën nervat e indeve nëpër indeksin përbri germave dalluese të ambasadorit Donald Lu, ku 4 kriminelëve më famozë, u kishte vënë shenja dalluese.
Për mua, diplomati Lu, meriton të jetë modeli më i mirë që e nguli hurin në plagë të Mafies, rreth të cilit sillen shkërbetë e stërvinës, nga zyrtari i fshatit e deri tek Sulltani i Surrelit, prandaj edhe ngelet “libër” i ndaluar nga despotët e diplomacisë së dollarit.
Pra, edhe 4 Klanet Mafioze këtu janë e njihen me emër e mbiemër.
Po a njihen nga FBI këta 4 monstra, na pyesin fshatarët tanë, në pamundësi për të marrë një përgjigje nga ofiqarët e SPAK-ut, që as për vete, nuk mund të shpjegojnë nga u erdhën gjithë ato pasuri?!
Spakasit, nuk afrohen dot afër dosjes Rama-McGonigal, se do të duhej të bëhej drejtësi pa regji, se transparenca me Bablokun, do të hapte Kutinë e Pandorës edhe për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Erion Veliajn.
Veç këtyre figurave të shahut politik dhe ekonomik, këtej nuk njihet emër tjetër që të besohet se futet në katërshen që ambasadori Donal Lu deklaroi në mes të fshatit se komandojnë 20 familjet kriminale.
Po kodi cili është?!
Ky është ekuacioni.
Asnjë doktrinë ligjore, ku të drejtojnë kriminelët dhe të ndëshkohen shërbëtorët e tyre, deri sot nuk justifikohet si sukses në këtë Botë me ngjyra të ndezura e motorë të zhurmshëm.
Makina e mafies me djegie të brendshme, ka mbushur me shtëllunga tymi gjithë horizontin dhe gropat poshtë tij, sapo kreu i FBI-së Charles McGonigal, lëvizi në rrugën që po kalonte Edi Rama, ndaj dhe këta agjentët e FBI-së, tek të cilët kemi besim se do të copëtojnë Ajsbergun e ujërave mbi Peshqit e Mëdhenj, shihen si alegoria artistike e alergjisë 34 vjeçare.
Krimet e 34 viteve, nuk japin shpirt pa arrestuar 4 Klanet Mafioze.
E kjo ditë e bekuar është afër, aq më tepër kur të gjithë e dinë, se edhe FBI edhe Mafia, në të njëjtin fshat të vogël punojnë e jetojnë prej vitesh./Pamfleti
Lini një Përgjigje