TAGS-AT E JAVËS

Forum22 Tetor 2023, 22:14

Stop dhunës mediatike kundër prokurores Millonai!

Shkruar nga Arben Llangozi

Stop dhunës mediatike kundër prokurores Millonai!

E tmerrshme të mendosh se Sali Berisha, Ilir Meta Lulzim Basha, apo Edi Rama janë të pafajshëm, ata janë e keqja e këtij kombi.

Stop dhunës mediatike kundër prokurores Millonai. Ajo është shpresa e vetme që tregon se Shqipëria do të bëhet. E tmerrshme të mendosh se Sali Berisha, Ilir Meta Lulzim Basha, apo Edi Rama janë të pafajshëm, ata janë e keqja e këtij kombi. Këta personazhe e kanë vjedhur dhe e kanë shitur Shqipërinë, e kanë plaçkitur, këtë e di i gjithë kombi Shqiptar anë e mbanë botes: Nuk është radha që të gjykohen mediatikisht prokurorët por duhen vendosen para akuzës politikanët.

Në disa raste drejtësia më pëlqen, jo se "SPAK" heton Sali Berishën, por për faktin se prokurorë si Millonai filluan të godasin të pa cenueshmit.

Nuk e di nëse Berisha i ka konsumuar veprat penale për të cilat ai akuzohet dhe kam besim te pafajësia e tij. Por njëkohësisht kam besim të verbër edhe te prokurorja Millonai dhe kam bindje te personaliteti i saj. Nuk është e vërtetë fakti se ajo mund të përdoret nga pushteti.

Në këtë rast "SPAK" është për tu vlerësuar. Ligji është i barabartë për të gjithë edhe për Sali Berishën Berisha duhet të hetohet njëlloj si Arben Ahmetaj e Hetuar po nga Millonai, Lefter Koka Ilir Beqaj etj..

Berisha duhet të përballet me drejtësinë dhe të tregoj që është i pafajshëm dhe jo të hedhin baltë mbi Prokurorën Millonai.

Unë besoj te pafajësia e Berishës, por rruga që ai ka zgjedhur, për të mbrojtur veten është e gabuar. Ai duhet të provoj pafajësinë e tij para gjykatës. Sali Berisha duhet të përballet me akuzat në gjykatë dhe jo të përdor mediat për të realizuar mbrojtjen.

Jam i bindur për ndershmërinë dhe paanësinë e prokurores Millonal, i bindur se ajo nuk ndikohet politikisht dhe nga pushteti. Gjithashtu jam i bindur se nëse ajo do të ketë hetim, do të arrestoj edhe Edi Ramën.

dhuna mediatike prokurores

Lini një Përgjigje